Kundërshtohet largimi i emrit të “Hasan Prishtinës” nga UP-ja (VIDEO)

by admin
Spread the love

Që nga viti 2012, Universiteti i Prishtinës e mban emrin e heroit kombëtar, Hasan Prishtina.

E, në grupin punues të UP-së po diskutohet ndryshimi i emrit të universitetit, pra të mbetet vetëm si Universiteti i Prishtinës.

Për ta kundërshtuar ndërrimin e emrit të UP-së është organizuar një aksion simbolik nga Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe shoqata të tjera.

E në lidhje me këtë, stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, ka thënë se rektori i UP-së, Qerim Qerimi, ka filluar reformat, por në mënyrë të mbrapsht.

“Ne mendojmë që ai reformat i ka filluar mbrapsht, i ka filluar me propozim për ndryshim të emërtimit të UP-së “Hasan Prishtina” e si arsye që këta e japin është se fakti se emërtimi paraqitet në skenë ndërkombëtare si universitet i ri dhe iu shkakton problem në rangimin e punimeve shkencore”, tha Prishtina për klan Kosova.

Ai tutje tha se propozimi i rektorit duhet të shikohet mirë dhe se sipas tij është një ofendim i rëndë ndaj historisë dhe kombit shqiptar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like