Kunati akuzon Osimhen: Më ka 500 mijë dollarë borxh, detyroi policinë dhe arrestoi motrën e tij

by admin
Spread the love

Kunati i Victor Osimhen, Osita Okolo ka akuzuar sulmuesin e Napolit se i ka më shumë se 500 mijë euro borxh, ndërsa shton se futbollisti ka shkuar shumë larg, duke arrestuar të motrën.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, Okolo theksoi se është i frikësuar për jetën e familjes së tij dhe theksoi që shpreson që të marrë një përgjigje publike për paratë që Osimhen i ka borxh.

“U martova me motrën e Osimhenit në vitin 2019 dhe mbaj mend që ishte vetë futbollisti që më kërkoi të filloja të punoja për të, të bëhesha menaxher personal i tij. Transferimi zyrtar nga Lille te Napoli ndodhi më 31 korrik 2020. Nuk isha unë që e mbylla direkt këtë marrëveshje, por fillimisht ish-agjenti i tij William D’Avila punoi për të me DW Sports Management. Z. D’Avila më pagoi një shumë që kalonte 500,000 dollarë si komision, paratë të cilat mund t’i dëshmoj me dokumente zyrtare. Osimhen më kërkoi t’i merrja ato para pak më vonë. Ne jemi një familje, gruaja ime është motra e tij dhe ndaj ia lash. Sa keq që nuk m’i ktheu më… Unë dua vetëm paratë e mia, komisionin që më ka paguar D’Avila para se Osimhen të ndërronte agjent“-tha kunati i sulmuesit të Napolit.

Për arrestimin e gruas së tij, Osita Okolo në fund shtoi: “Osimhen tani është shumë i pasur dhe për këtë arsye ka ndikim të madh në policinë lokale. Ai dërgoi policinë në shtëpinë time për të marrë gruan time, e cila është ende në paraburgim. E akuzuan gruan time se ka shantazhuar lojtarin, por realiteti është se ajo nuk i ka as numrin e telefonit. Pashka dhe Osimhen nuk flasin me njeri-tjetrin prej vitesh. Ajo i ka thënë vetëm përmes rrjeteve sociale që të kthejë paratë që ai na ka borxh. Kam frikë për sigurinë time dhe të familjes sime. I kërkoj Victorit të më kthejë borxhin. Diçka që e kam fituar duke punuar dhe shpresoj që pas kësaj interviste të japë një përgjigje publike.” /Supersport


Top Channel

You may also like