Kumbulla: Jam i lumtur që luajta 90 minuta, të gjithë luajtën mirë

by admin
Spread the love

“Një ndeshje që në pamje të par u duk e thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu.” Këto kanë qenë fjalët e Marash Kumbullës pas miqësores së fituar përballë Armenisë me rezultatin 2-0. Mbrojtësi i Romës dha edhe përshtypjet e tij në fundin e takimit.

“Ndeshja u duk se ishte e thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu. Jam shumë i lumtur për rezultatin dhe falënderoj tifozët që na mbështesin gjithmonë. Të gjithë djemtë që kanë luajtur sot, kanë luajtur shumë mirë dhe nuk është parë shumë disbalancë. Jam ndjerë shumë mirë.”

90 MINUTA- “Jam i lumtur edhe për këtë gjë, sepse që nga gushti nuk kam luajtur 90 minuta. Falënderoj Rejën për këto minuta”, u shpreh për Supersport Marash Kumbulla.

You may also like