Kulti i seksit i aktores amerikane të ‘Smallville’ festonte në ishullin privat të miliarderit britanik Richard Branson (fotot)

by admin
Spread the love

Anëtarë të kultit famëkeq amerikan të seksit ‘Nxivm’, të drejtuar mes të tjerësh nga aktorja e serialit te njohur ‘Smallville’, Allison Mack (tashmë e burgosur) kanë mbajtur të paktën dy herë festat e tyre në ishullin privat në Karaibe të biznesmenit miliarder britanik Richard Branson, pronar i kompanisë ajrore dhe hapësinore Virgin.

E përditshmja The Sun, shkruan se disa anëtarë të kultit të seksit, abuzimit e trafikimit përfshirë dhe themeluesen Nancy Salzman, kanë vizituar ishullin privat të Branson, ‘Necker’ për dy “seminare” në vitin 2007 e në 2010.

Ish-publicisti i grupit Nxivm, Frank Parlato tha për gazetën britanike: “Më thanë se arsyeja për mbajtjen e seminarëve në Necker ishte shpresa e tyre për të rekrutuar Branson në organizatë. Biznesmeni i njohur do të kishte pikaverazhin më të madh në organizatën e tyre”.

Një prej vizitave të grupit ishte paguar nga aristokratja, anëtare e Nxivm, Sara Bronfman, babai i të cilës Edgar Bronfman, e njihte manjatin britanik të linjave ajrore dhe hapësirës Branson, sipas ‘The Sun’.

Motra e Sara, Clare, është gjithashtu anëtare e vjetër e Nxivm, teksa ato të dyja duket se morën drejtimin e kultit të mbrapshtë pasi aktorja Allison Mack dhe lideri Keith Raniere u burgosën për trafikim njerëzor e abuzime seksuale.

E përditshmja ‘The Sun’ shfaqte fotot ku shiheshin biznesmeni i njohur e respektuar në Angli, Branson, bashkë me Sara e Mack. Fotot raportohet se janë bërë në ishullin Necker në vitin 2010.

Parlato pretendon se Salzman jepte leksionet ditore “por ai [Branson] bëhej gjithnjë e më i papërmbajtur në festat e çmendura që nisnin gjithnjë e më herët”.

Branson tha për gazetën se nuk ka dijeni për seminaret dhe se nuk e njeh Raniere.

Një zëdhënës i kompanisë së tij Virgin Management tha se nuk ka asnjë lidhje mes “Sir Richard dhe kultit Nxivm apo liderit të tij”.

Mes akuzave të rënda seksuale të Raniere është një letër e prokurorit amerikan Attorney Richard P Donoghue për gjykatësin Steven M Gold, ku thuhet se i akuzuari abuzonte seksualisht me anëtarët e kultit të tij të manipulimit.

53 vjeçari Raniere, përballet tashmë me burgim të përjetshëm për akuzat e përdhunimit e seksit me të mitur.

Kulti i tij ishte vendosur në Albany, SHBA por më vonë shumë anëtarë të njohur u vendosën në Meksikë.