Kulluri: Publikimi i listës së pagave dëshmoi nivelin e korrupsionit në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka folur sa i përket publikimit të të dhënave të qytetarëve. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se publikimi i databazës u tregoi shqiptarëve abuzimin me paratë e tyre, pasi rrogat stratosferike të elitës politike dhe mediatike, jepen për të mbrojtur korrupsionin. Kulluri, tha se debati për këtë skandal duhet të orientohet pikërisht në pagat e larta të elitës.

“Rrjedhja e të dhënave sensitive të shqiptarëve, veçanërisht lista e pagave dëshmoi nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Çjerrja e maskës së këtij regjimi politik, të gjithë elitës politike drejtuese majtas dhe djathtas, mazhorancë-opozitë, asaj mediatike dhe asaj financiare që mesa duket ushqehen me miliona dhe miliarda në vit nga paratë e kontratave dhe koncesioneve, PPP dhe paratë e tenderave korruptivë. Po aq e rëndë është dhe rroga fiktive që vendosin gazetarë të ndryshëm duke fshehur të ardhurat e vërteta ç’ka tregon se media ka një problem të madh me deklarimin e financimit të saj”, tha ai.

Ndër të tjera, Edvin Kulluri, kujton se kjo nuk është hera e parë e publikimit të informatave të klasifikuara. Ai theksoi se kjo tregon edhe mungesën e seriozitetit të shtetit.

“Deputetë të opozitës së asaj kohe, socialistë që i rridhnin ato informacione nëpër media, që tregon mungesën e seriozitetit të shtetit shqiptar dhe shtetarëve shqiptarë në përgjithësi”, tha ai.

Ndërkohë, edhe më herët ai ka folur sa përket publikimit të të dhënave. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, si u shpreh, se elita drejtuese u mundua të manipulojë opinionin publik duke thënë se dalja e listës është kriminale. Ai theksoi, se nuk ka zgjidhje me ata që qarkullojnë pushtetin mes vetes.

“Elita drejtuese politike, ekonomike dhe mediatike po mundohet të manipulojë opinionin publik duke thënë se dalja e listës së pagave është kriminale për shkak të shkeljes së privatësisë! Kapitalizmi nuk është zhvatje, por prone, punë dhe konkurrencë e ndershme! Ndaj nuk ka zgjidhje me ata që qarkullojnë pushtetin mes vetes!”, tha ai.

You may also like