Kukësi nuk ndalet në merkato, prezanton blerjen e radhës në mesfushë

by admin
Spread the love

Kukësi ka zyrtarizuar blerjen më të re të klubit. Arbër Basha ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me verilindorët dhe nga sot është zyrtarisht lojtari më i ri i kuksianëve.

24-vjeçari është aktivizuar me Kastriotin në Superiore sezonin e kaluar, por nuk i mungojnë edhe eksperiencat jashtë Shqipërisë.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Arbër”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like