Kukësi ia hedh me paralajmërim, Disiplina pa “mëshirë” te moshat

by admin
Spread the love

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime në lidhje me parregullsitë e hasura në ndeshjet e luajtura gjatë fundjavës. FSHF ka publikuar vendimet, që janë si më poshtë:

“FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i KF Gramshi, Ledio Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Klajdi Koreci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Albpetrol, Ëeslei Della Vechia Da Silva, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut, në bazë të neneve 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Turbina U-13, për aktivizimin e dy lojtarëve që nuk kishin të drejtë të riluanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi B, kundër FK Apolonia U-13, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3.

Lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Leonel Qoshku, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Laçi U-17, Ermis Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Alvaro Haxhi, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-17, Oresti Gjika, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Fjordi Mesiti, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori U-17, Rei Daullxhiu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Labëria Fc U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hyrjen e paautorizuar në terrenin sportiv duke shkaktuar akte të dhunës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/b, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së Iliria, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. / oversport.tv

You may also like