Kujtimi më i bukur i karrierës, Murinjo zgjedh Tiranën: Nuk është më i rëndësishmi, por…

by admin
Spread the love

Nata e Tiranës ku Roma e tij ngriti lart trofeun e Ligës së Konferencës, është kujtimi më i bukur i karrierës së Zhoze Murinjos. Këtë e ka pranuar vetë trajneri portugez në një intervistë në YouTube për Ohm teksa fliste në fakt për parashikimet rreth Euro 2024.

“Kujtimet më të kënaqshme? Janë shumë. Shumë të bukur dhe shumë të këqij. Por nëse më duhet të zgjedh një, ndoshta them të fundit. Nuk është trofeu më i rëndësishëm që kam fituar, por për sasinë e lumturisë që ka sjellë dhe jo vetëm se ishte i fundit, është Liga e Konferencës e fituar me Romën. Nëse më duhet të zgjedh, them këtë.

Por ka pasur shumë gjëra të bukura në karrierën time, shumë ndeshje fantastike për t’u kujtuar dhe është e pamundur të zgjedh një apo dy. Edhe kujtimet e këqija janë të shumta, dy gjysmëfinale të Champions të humbura me penallti, një finale e Ligës së Europës e humbur me penallti pasi gjyqtari kishte vendosur që nuk mund të fitonim. Edhe kujtimet e këqija janë të shumta”, tha Murinjo rreth eksperiencave të tij.

PANORAMASPORT.AL

You may also like