Kujdes me muzikën në dasma, policia ndërhyri në dy restorante në Tetovë

by admin
Spread the love

Policia ka filluar aktivitete për të kufizuar nivelin e zërit në dasmat në restorantet në Maqedoninë e Veriut.
Pas mesnatës të 8 korrikut, ka ndërhyrë në dy ahengje në dy restorante në Tetovë të cilët kanë lëshuar muzikë të lartë.

“Më datë 08.07.2023 rreth orës 00.30 nëpunësit policorë të SPB Tetovë, gjatë kontrollit në objekte hotelerike në rajonin e Tetovës, pas matjes së nivelit të zërit në dy objekte hotelerike, është konstatuar prishje e rendit publik dhe qetësisë duke lëshuar muzikë të lartë, më shumë se sa e lejuara me ligj. Kundër personave që menaxhojnë me objektet do të shqiptohen kundërvajtje përkatëse”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.



You may also like