Kualifikueset EURO 2024/ Irlanda shumë e fortë për 19-vjeçarët “kuqezi”, fiton 3-1 në “Elbasan Arena”

by admin
Spread the love

Shqipëria U19 nuk ia doli në ndeshjen e parë përballë Irlandës, me “kuqezinjtë” të cilët u mposhtën 3-1 në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të Grupit 13, në kualifikueset e Europianit 2024.

Irlandezët kaluan shumë shpejtë në avantazh pas pesë minutash me anë të O’Mahony, me këtë të fundit që shfrytëzoi pasimin e Umeh. Të besuarit e Bulkut nuk u dorëzuan dhe reaguan në minutën e 23-të me anë të Krasniqit, me sulmuesin që realizoi golin e barazimit dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Shqipëria nuk ia doli të përballonte kundërshtarin, me Irlandën që realizoi edhe dy herë të tjera në harkun e tre minutave.

O’Mahony realizoi golin e dytë personal në minutën e 56-të, duke kaluar irlandezët përsëri në avantazh, ndërsa tri minuta më pas Umeh shënoi edhe golin e tretë. Pavarësisht dëshirë, lojës apo edhe rasteve, skuadra e Bulkut nuk ia doli të rihapte llogaritë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në sinjalizimin përfundimtar.

Në këtë përballje, në fushën e lojës për irlandezët ishte edhe Rocco Vata, i biri i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata. Tashmë, Irlanda kryeson Grupin e 13-të me tre pikë, ndërsa Belgjika dhe Sllovenia kanë nga një pikë, ndërkohë që Shqipëria momentalisht pozicionohet në vendin e fundit, pa pikë. Sfidat e grupit do të luhen në Shqipëri, ndërsa “kuqezinjtë” do të luajnë pas tri ditësh, më 18 nëntor ndaj Belgjikës, ndërsa më 21 nëntor do të luajë takimin e fundit të grupit përballë Sllovenisë. /Supersport


Top Channel

You may also like