Kthjellime gjatë ditës, nata rikthen vranësirat, ja çfarë ka rezervuar moti për sot

by admin
Spread the love

I gjithë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm, me kthjellimet që pritet të jenë dominante gjatë ditës. Këto kthjellime pritet të jenë më të dukshme në zonat e ulëta dhe bregdetare të vendit, ndërsa kthjellime dhe vranësira parashikohen në zonat malore.

Edhe gjatë mbrëmjes, pritet që kthjellimet të jenë dominante, ndërsa gjatë orëve të natês parashikohet një shpeshtim i vranësirave në thuajse të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

You may also like