Kthim prapa në kohë, në fabrikën tradicionale të tjegullave në Francë (fotot)

by admin
Spread the love

Që prej hyrjes në ndërtesë është si një rikthim prapa në kohë, teksa fabrika tradicionale e tjegullave Niderviller, në verilindje të Francës përdor makineri që datojnë prej vitit 1928.

Ajo eshte fabrika e fundit tradicionale e tjegullave ne rajonin e Lorraine dhe drejtuesi i saj 58 vjeçar Christophe Henselmann thotë se është i vendosur të ruajë trashëgiminë dhe se vijon të marrë porosi nga klientët.

“Një pjesë e fabrikës është ruajtur si monument historik, ndryshe do të ishte zhdukur, siç ka ndodhur me fabrikat në  Jeandelaincourt, Teting, e të tjera”, thotë Henselmann për rrjetin AFP.

“Është në fakt si një eko-muzeum pasi këtu duket sikur koha ka ndaluar. Biznesi ka ulje-ngritjet e tij, por njerëzit që kanë punuar këtu nuk kanë pasur mundësitë ta modernizjnë apo ta përmirësojnë. Ata kanë punuar gjithmonë me atë që kishin, duke ruajtur profesionin dhe veglat e tyre. Asgjë nuk ka ndryshuar prej vitit 1928, gati një shekull.”

“I kemi porositë e mbushura për 18 muaj, ndërsa ka projekte dhe për vitin 2026.”

“Mendojmë të zgjerojmë prodhimin me tipe të tjera balte, ndoshta në sasi më të vogla, kjo mund të na zgjasë më shumë jetën e operimit”, shtoi ai.

“Duam të ndërtojmë një tjeter dhomë makinerish si kjo që të na lehtësojë punën. Kjo sepse makineritë e reja janë më të thjeshta për t’u përdorur dhe kursejnë energji”.

“Por megjithatë për ne puna me makineritë e vjetra dhe me baltën vendase është një kënaqësi e madhe, siç është ndërtimi e zbukurimi i mureve, çative, të shtëpive apo kështjellave”./AFP/


Top Channel

You may also like