Kthesë e papritur në marrëveshjen Bonuçi-Roma, amerikanët bllokojnë gjithçka

by admin
Spread the love

Leonardo Bonuçi dukej një hap larg Romës dhe pritej vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes për kthimin e mbrojtësit italian në Serinë A. Por në ditën e fundit ka ndodhur një prapakthehu e papritur nga klubi italian.

Mediat italiane shkruajnë prej ditësh për transferimin e mbrojtësit me eksperiencë nga Union Berlin te kryeqytetasit e drejtuar nga Zhoze Murinjo, i cili kishte dhënë bekimin e tij për këtë marrëveshje. Bonuçi kishte pranuar të ulte ndjeshëm rrogën për t’u transferuar te Roma, me një pjesë që do të përballohej nga Juventusi, duke e bërë një marrëveshje ekonomike shumë avantazhuese për verdhekuqtë.

Por “Corriere Dello Sport” ka mësuar se ditën e sotme, pronarët amerikanë të klubit, familja Fridkin, ka vendosur të bllokojë gjithçka. Këtu nuk ka të bëjë me në vendim që vjen si rrjedhojë e pakënaqësisë së tifozëve me ish-mbrojtësin e Juventusit, por me faktin se shpenzimi i 2 milionë eurove për një mbrojtës 36-vjeçar, pa të ardhme në klub përtej këtij sezoni, është vlerësuar si investim i pakuptimtë.

Ndaj marrëveshja për mbrojtësin për momentin duket çështje e mbyllur, gjithmonë nëse Roma nuk detyrohet të kthehet në një moment të dytë në garë për të, pasi është në kërkim të një futbollisti për të përforcuar prapavijën e skuadrës së Murinjos.

PANORAMASPORT.AL

You may also like