Ktheji majat nga ke thembrat

by admin
Spread the love

Mesa duket, Luiz Ejlli nuk ka aspak ndërmend që ta falë Armaldo Kllogjerin për atë që ai bëri pak javë më parë dhe nuk do të jetë i qetë deri në momentin që do ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Gjatë spektaklit të së martës, Luizi pati mundësinë të hapte kutinë e Pandorës dhe të dërgonte në televotim tre persona, teksa ai zgjodhi Kristin, Maestron dhe Oltën. Këngëtari është i bindur që në spektaklin e të martës do të dalë pikërisht Maestro.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Luizi nisi të hidhte “kunja” ndaj Maestros, ndërsa e pyeti atë nëse e kishte bërë gati valixhen apo jo, duke nënkuptuar kështu që do të jetë ai që do të lërë shtëpinë nesër dhe jo Kristi apo Olta.

Maestro nga ana tjetër i tha Luizit “të kthejë majat nga ka thembrat” duke nënkuptuar që të largohet, por Luizi nuk u bind dhe vijoi me ngacmimet e tij.

You may also like