Kthehet nga Gaza familja shqiptare me 6 anëtarë – Shqip

by admin
Spread the love

Një familje shqiptare e përbërë nga 6 persona është kthyer nga Gaza për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.

Largimin e sigurt të tyre e ka njoftuar ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili bën me dije se operacioni për zhvendosjen e tyre përfundoi me sukses mesditën e sotme.

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, shprehet ministri i Jashtëm.

Një javë më parë, nga Gaza u kthyen edhe 5 shqiptarë të tjerë./tvklan.al

 

You may also like