Kthehet në klubin ku u rrit, ish-i Arsenalit pranon pagën minimale

by admin
Spread the love

Në moshën 38-vjeçare dhe pas tri vitesh tek Al Sadd, mesfushori spanjoll (81 herë, 15 gola për “La Roja”-n), Santi Cazorla, është rikthyer në Oviedo, ku ka nisur stërvitjen.

21 vjet pas largimit nga klubi ku u formua si futbollist (atëherë iu bashkua Villarrealit) Cazorla është kthyer në shtëpi me kërkesa minimale!

Ish-futbollisti i Arsenalit ka pranuar të paguhet me pagën minimale që ka vendosur LaLiga: 93 mijë euro në vit.

“Nuk dua asgjë nga Oviedo. Ndiej sikur më kanë paguar vetëm për faktin që kam mundësinë ta vesh përsëri këtë fanellë dhe të jetoj pjesën tjetër të karrierës me njerëzit e mi”, tha Cazorla.


Top Channel

You may also like