KSHZ tregon sa është jehona e votuesve deri në orën 09:00

by admin
Spread the love




Në Tetovë nga përpunimi i të dhënave nga 94 vend votime, prej gjithsej 117, kanë votuar 1 775 persona, njoftojnë nga KSHZ.
Sipas tyre në Mavrovë-Rostushë deri në ora 09:00 dalja e votuesve në zgjedhje është 5,52 për qind, në Qendër Zhupë 5,69 për qind
“Në Mavrovë Rostushë në votim kanë dalë 514, gjegjësisht 5,52 për qind. Në Qendër Zhupë deri në ora 09:00 kanë dalë 407 votues, gjegjësisht 5,69 për qind, ndërsa në Tetovë deri më tani janë përpunuar 94 vendvotime, dhe në këto 94 vendvotime kanë votuar 1755 votues. Të dhënat nga vendvotimet tjera janë në përpunim”, tha Ljupka Guguqevska Filiposka, zëdhënëse e KSHZ-së.
Po ashtu bëhet e ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e duhur.


You may also like