KSHZ: Deri në ora 18:30 në Tetovë votuan 32.76% votues

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Komisioni Shtetërorë Zgjedhor ka publikuar jehonën e votuesve në zgjedhjet lokale në Tetovë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, deri në ora 18:30.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në Tetovë dalja deri pak para përfundimit të votimeve ka qenë 32.76%, konkretisht kanë votuar 27.545 qytetarë.
Ndërsa Qendër Zhupë dalja ka qenë 46,30%, respektivisht kanë votuar ose 3.312 qytetarë, kurse në Mavrovë-Rostushë 51,17%, ose 5.090 qytetarë.

Theksojmë që procesi i votimit ka përfunduar, ndërsa pritet që KSHZ të publikojë rezultatet e para jozyrtare.


You may also like