Kryetari i PD Berat kërkon dorëheqjen e Bashës: Më e pakta që mund të bësh për demokratët, largohu

by admin
Spread the love

Kryetari i PD-së Dega Berat Gazment Azizi ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi sipas tij, 6 marsi ishte një kapitullim pa kushte.

‘Nëse doni të bëheni pjesë e zgjidhjes,nëse doni që demokratët të bashkohen, që Shqipëria të ketë një alternativë dhe një shpresë për të ardhmen atëherë JEPNI DORËHEQJEN!’, shkruan Azizi në Facebook.

Azizi thekson se detyrimet e Bashës ndaj demokratëve nuk lahen në jetë të jetëve dhe dorëheqja është më e pakta që mund të bëjë për ta.

Postimi i plotë i Gazment Azizit:

Zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan për një kapitullim pa kushte të Partisë Demokratike dhe sidomos të kryetarit të saj z.Lulzim Basha.

Sot PD dhe Lulzim Basha janë të braktisur ,jo vetëm nga drejtuesit e strukturave dhe anëtarësia, por edhe nga simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë.

z.Lulzim Basha ,sot është koha që ju të largoheni dhe t’i hapni rrugë riorganizimit të strukturave të PD në çdo nivel!

Ju, dhe të gjithë ne,që besuam në kauzat tuaja, në betejat dhe sfidat e humbura ,jemi të dështuar.

Nëse doni të bëheni pjesë e zgjidhjes,nëse doni që demokratët të bashkohen, që Shqipëria të ketë një alternativë dhe një shpresë për të ardhmen atëherë JEPNI DORËHEQJEN!

Mjaft më!

Detyrimet tuaja ndaj demokratëve nuk lahen në jetë të jetëve ,kjo është më e pakta që mund të bëni për ta.

Largohu!

Rroftë PD! “-shprehet Azizi.

You may also like