Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti nderon dëshmorët dhe martirët në Ribar të Vogël dhe Vërshevc – Shqip

by admin
Spread the love

Në nderim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Lipjanit, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore dhe janë bërë homazhe në Ribar të Vogël dhe në Vërshevc.

Në këtë tubim përkujtimor për martirët dhe dëshmorët e kësaj komune në 25 vjetorin e masakrave të popullatës civile në Sllovi, Hallaq, Ribar të Vogël, është kujtuar agresioni famëkeq serb i prillit të vitit 1999.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti me këtë rast ka thënë se ne që sot jetojmë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, kemi obligim të përjetshëm që të kujdesemi fortë, të punojmë pastër për Kosovën tonë, kemi obligim t’ua përcjellim gjeneratave të reja që Pavarësia e vendi ynë, themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kombit tonë.

“Ne që sot gëzojmë lirinë, ne që sot jetojmë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, kemi obligim të përjetshëm që të kujdesemi fortë, të punojmë pastër për Kosovën tonë, kemi obligim t’ua përcjellim gjeneratave të reja që Pavarësia e vendi ynë, themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kombit tonë.

Nderi dhe respekti i përhershëm për martirët dhe dëshmorët është njohje e themeleve të shtetit tonë, është vetë fakti i ekzistencës së vetë shtetit tonë.

Varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në Sllovi, Hallaq të Vogël, Ribar të Vogël dhe kudo në territorin e komunës sonë dhe më gjerë janë vende të shenjta për ne dhe për kombin tonë, varrezat e dëshmorëve për ne janë frymëzim dhe referencë për punë dhe përparim për vendin tonë, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve janë obligim dhe frymëzim për ta ndërtuar shtetin dhe vendin tonë në një vend të dashur dhe të zhvilluar për të gjithë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve tanë!

Zoti e bekoftë vendin tonë të shtrenjtë!”, ka thënë Ahmeti.

You may also like