Kryetarët e Bashkive të Francës nisin marshimet, thirrje për t’i dhënë fund dhunës

by admin
Spread the love

Përfaqësuesit e Kryetarëve të Bashkisë së Francës zhvilluan demonstrata për të kundërshtuar protestat e dhunshme, të cilat nisën pas vrasjes së një 17-vjeçari nga ana e policisë.

Kjo iniciativë nisi një ditë pas sulmit që iu bë shtëpisë së kryetarit të të periferisë së Parisit, Vincent Jeanbrun gjatë kohës që ishte në zyrë, ndërsa në banesë ndodheshin gruaja dhe dy fëmijë e mitur që mbetën të lënduar.

Qeveria ka luftuar me trazirat dhe plaçkitjet që kur adoleshenti u qëllua për vdekje, ndërsa pasojat mbeten tepër të rënda.

Në marshim u bashkuan edhe shumë francezë të cilët mbështetën mendimin për t’i dhënë sa më shpejt fund agresionit të pallogaritshëm që nuk po llogarit më asgjë.

Gjatë natës së gjashtë radhazi të trazirave, një zjarrfikës mbeti viktimë teksa kërkonte të shuante automjetet e djegura në veri të Parisit.

Autoritetet kanë arrestuar të paktën 3200 persona, ndërsa ajo që mbetet shqetësuese është pjesëmarrja shumë e lartë e të miturve.

Sulmi u dënua në të gjithë përfshirë pozitën dhe opozitën, ndërsa prokurorët kanë hapur një hetim për tentativë vrasjeje.

Në përpjekje për të shuar atë që është bërë një nga sfidat më të mëdha për Presidentin Emmanuel Macron që kur ai mori detyrën në vitin 2017. Në terren janë vendosur mbi 45,000 policë dhe xhandarë, të cilët po përballen me protestuesit e dhunshëm që kanë djegur dhe shkatërruar shumë vende.

Protestat paraqesin një krizë të re për Macron, i cili kishte shpresuar të vazhdonte me premtimet për mandatin e tij të dytë, pasi u përball me muaj të tërë demonstratash që shpërthyen në janar për rritjen e moshës së daljes në pension.

Macron shtyu një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të fillonte të dielën, njëkohësisht braktisi edhe samitin e BE-së në Bruksel.


Top Channel

You may also like