Kryesuesi i OSBE-së, Rau, vizitoi KQZ-në

by admin
Spread the love

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) qëndroi për vizitë Ministri i Jashtëm i Polonisë dhe njëkohësisht kryesuesi i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau i cili u prit në takim nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe kryeshefi i SKQZ-së, Burim Ahmetaj.  

Kryesuesi i radhës i OSBE-së
shoqërohej nga Ambasadori i Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech
Tyciński, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael
Davenport dhe të tjerë.  

Fillimisht, Kryetari i KQZ-së
e falënderoi z. Rau për vizitën në KQZ dhe i uroi punë të mbarë me kryesimin e
OSBE-së. Po ashtu, ai falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e
vazhdueshme për KQZ-në në fuqizimin institucional.

Nga ana e tij, Ministri Rau,
në fjalën e tij, theksoi se: “Gjithmonë ka vend për përmirësimin e proceseve
zgjedhore për të adresuar nevojat e reja, jo vetëm për të plotësuar ligjin, por
edhe për t’i përshtatur praktikat politike. Kjo është përcaktuese për cilësinë
e demokracisë”.

Gjithashtu, z. Rau theksoi rëndësinë e rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtar të zgjedhjeve dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme të OSBE-së për reformat zgjedhore në Kosovë. 

Më herët, gjatë ditës, Rau ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit pritet të mbahet konferencë për medie.

You may also like