Kryeqyteti ukrainas zgjohet me sirena alarmi, shpërthimet godasin qendrën e Kievit

by admin
Spread the love

Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas Kiev, në orët e para të kësaj mërkure.

Kryebashkiaku Vitali Klitscho tha se shpërthimet kanë goditur qarkun Shevçenkivski dhe shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore janë funksionalizuar. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar pak kohë pas lëshimit të sirenave paralajmëruese për sulme ajrore.

Që nga muaji tetor, Rusia vazhdimisht ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase.

Kreu i qytetit të Kievit, Klitschko, shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 10 dronë Shahed, të prodhimit iranian.

Autoritetet ushtarake në qytetin e Kievit thanë se fragmente të një droni kanë goditur dy ndërtesa administrative që gjenden në qendër të qytetit. Ende nuk dihet nëse ka viktima. Për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike, shumë ukrainas po përballen me reduktime të energjisë.


Top Channel

You may also like