Kryeparlamentari Konjufca nis vizitën në Hagë, takon Krasniqin dhe Shalën

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zhvilluar këtë të shtunë takim me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Siç bëhet e ditur ai më vonë do të takohet me Rexhep Selimin, ndërkaq të dielën me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin, njofton KlanKosova.tv.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar në profiling e tij, Ilir Kërceli, këshilltar i Konjufcës.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani”.

“Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, ka shtuar ai.

 

You may also like