Kryeministrja italiane viziton Ukrainën, pritet të takohet me Volodymyr Zelensky

by admin
Spread the love

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur këtë të martë në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

Që pas marrjes së postit ajo deklaroi se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

 


Top Channel

You may also like