Kryeministri Xhaferi: Jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË!

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sonte në konventën për promovimin e Bujar Osmanit kandidat për president, tha se ata që mendojnë që mund të rrëzojnë BDI-në dhe Ali Ahmetin e kanë gabim.

“Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i tij buron nga lufta, puna dhe sinqeriteti. Ata që sot nuk na duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të ua tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin! Në jemi mbledhur të themi qartë, JO RUSI, PO EUROPË! Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqëoi dënjësisht në OSBE dhe në MPJ. Bujari do të na prij më 24 prill, më 8 maj, ndërsa më 9 maj na pret festa e madhe”, tha Xhaferi. /SHENJA/

MARKETING



You may also like