Kryeministri Xhaferi “inspektoi” SPB-Tetovë, nuk kursen qortimet për punonjësit! – Shqip

by admin
Spread the love

DOKUMENTET E UDHËTIMIT

Kryeministri Talat Xhaferi ishte për vizitë në Tetovë. Por, pa paralajmërim vizitoi Policinë e Tetovë, sektorin për nxjerrjen e dokumenteve.

Duket se nuk ka qenë I kënaqur me angazhimin e punonjësve në këtë sektor.

Kryeministri Xhaferi nuk hezitoi që me tone të larta të adresojë kritika ndaj punonjësve në këtë sektor.

“Ku e ke vendin e punës ti?

-Vendin e punës e kam në stacionin policor.

Po, çbën këtu?

Ti s`ke asnjë punë zyrtare këtu. Ti ke ardhë për të pirë kafe.

Kush nuk e ka vendin këtu, menjëherë le të largohet”, tha Talat Xhaferi.

Reagimi këtillë I Kryeministrit Xhaferi vjen në kohën kur shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut përballen me pritje dhe rradhë të gjata për dokumentet me emrin e ri të shtetit.

Ai dje i bëri thirrje MPB-së që opinionin ta informojnë saktë dhe në mënyrë adekuate e jo të shkaktojnë kaos në perceptimin e qytetarëve./tvklan.mk

 

You may also like