Kryeministri Xhaferi emëroi zëvendësit e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, i informoi anëtarët e Qeverisë se për zëvendës të Kryetarit të Qeverisë i ka emëruar:

Mr. Bojan Mariçiq, zëvendësi i parë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështje Evropiane

Dr. Artan Grubi zëvendës i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për koordinim të çështjeve politike të resorëve dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive

Fatmir Bytyqi zëvendës i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve.

Mr Slavica Grkovska zëvendëse e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi vendime për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore dhe të komisioneve të veçanta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You may also like