Kryeministri Rama nxjerr pamje nga zonat e mbrojtura: Kemi rritje të ndjeshme të vizitorëve

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke publikuar pamje nga zonat e mbrojtura, në një status në rrjetet sociale, Rama thekson se në zonat e mbrojtura jo vetëm që ka një shtim të specieve falë moratoriumit të gjuetisë, por edhe rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve.

Postimi:

“MIRËMËNGJES

dhe me imazhet fantastike që na vijnë prej kamerave kurth në zonat e mbrojtura, ku jo vetëm kemi shtim të numrit të specieve falë moratoriumit të gjuetisë duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ju uroj të diel të mbarë”,-shkruan Rama.

You may also like