Kryeministri Rama niset drejt Izraelit, do diskutojë me politikanë dhe ekspertë për sulmin kibernetik nga Irani

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, do të udhëtojë sot drejt Izraelit, ku do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë.

Kryeministri Rama do të shoqërohet nga disa Ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kryetarin e kuvendit Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar, duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Sulmi e detyroi qeverinë shqiptare të mbyllë ambasadën e Iranit në Tiranë, si dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

You may also like