Kryeministri Rama: Dua shi jo diell, të mbrojmë me çdo kusht çmimin e energjisë, tregu është çmendur

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Dibër, Rama u takua me operatorët turistik për të diskutuar mbi zhvillimin e turizmit në Dibër.

Kryeministri e nisi fjalën e tij me batuta për diellin e shiun, duke thënë se në këtë periudhë është e nevojshme që të ketë reshje shiu, në mënyrë që Shqipëria mos të importojë energjinë elektrike, për të mos rritur çmimin e energjisë.

“Unë nuk e dua diellin, dua shiun! Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet. Na duhet shiu, për të mbrojtur me çdo kusht çmimin e energjisë eklektike për familjarët dhe sipërmarrësit”, tha Rama nga Dibra.

You may also like