Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës.

You may also like