Kryeministri Kovaçevski takohet me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se sot ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela P. Aggeler.

“Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Price Aggeler, diskutuam për rolin tonë të rëndësishëm si nikoqirë të procesit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Ohër. Ne ramë dakord se paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Në mes të trazirave gjeopolitike globale, partneriteti ynë strategjik me Shtetet e Bashkuara po forcohet”, ka shkruar Kovaçevski.

You may also like