Kryeministri Edi Rama thumbon Partinë Demokratike: Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, nuk ka harruar të thumbojë edhe Partinë Demokratike, ku në fjalën e tij, ai u shpreh se Partia nuk duhet të punojë për pushtetin, pasi në të kundërtën, do të ndodhë e njëjta gjë që i ka ndodhur kundërshtarit të tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Garancinë për të qenë në krye të vendit na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe të komunikojë ashtu si duhet me njerëzit. Pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit janë 600-700 mijë dhe më shumë. Partia Socialiste në territor duhet të jetë e votuesve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme ta kuptojmë sot përpara se të jetë vonë. Përpara se largqoftë të përfundojmë siç kanë përfunduar kundërshtarët tanë”, u shpreh Kryeministri Rama.

You may also like