Kryemadhi pranon dështimet: Kjo datë na bën të ulin kokën në turp

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë.

Kryemadhi shkruan se kjo datë bën të ulin kokën në turp.

Postimi i Kryemadhit:

“Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’.

Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen.

Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.”shkruan Kryemadhi.

You may also like