Kryemadhi, gati t’ja kthejë LSI-në të shoqit qelibar

by admin
Spread the love

Monika Kryemadhi paralajmëroi kthimin e të shoqit në krye të LSI-së, një forcë tipike familjare, jo vetëm klienteliste, ku burrë e grua e trashëgojnë ndërsjelltazi.

Kështu, pasi Meta ia përcolli së shoqes gjatë kalimit në Presidencë, tashmë do marrë sërish pas daljes nga Presidenca.

Por jo vetëm kaq. Kryemadhi pretendon se i shoqi do reformojë politikën shqiptare.

Në një aktivitet partiak, ajo iu drejtua të pranishmëve, kryesisht të rinj:

“Jam e bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë.

I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj.

I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë”, tha Kryemadhi.

Pra, sipas saj, i shoqi është qelibar, por politika ku ai është protagonist prej gati tre dekadash, është e ndotur, është moçal.

You may also like