Kryemadhi bën “mea culpa” dhe “habit” me deklaratën: Shqiptarët i tradhtova unë e Basha, jo Berisha e Meta

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e pranoi se ajo dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha i kanë tradhëtuar shqiptarët. E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Kryemadhi tha se fajtorë ishin ajo edhe Basha, por jo kryedemokrati Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

“Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri,” – tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se dhe i shoqi shquhet për mbajtjen e fjalës.

Sipas saj, Rama do largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën. 

You may also like