Kryebashkiaku francez në paraburgim për ‘shantazh politik me videot e seksit’ (fotot)

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku i qytetit Saint-Etienne, Gael Perdriau është përfshirë në një skandal politik me video intime që po trondit qytetin e tij tashmë që prej nisjes së zhurmave në shtator 2022.

Zyrtari i zgjedhur është arrestuar sot bashkë me ish-sekretarin e tij Pierre Gauttieri, zëvendësin Samy Kefi-Jerome dhe partnerin e këtij të fundit.

Pas disa muaj hetimesh e seanca gjyqësore 50-vjecari është ndaluar pas raportimeve në media për skandalin e shantazhit të verës së shkuar.

“Është një procedurë normale që po ndjek kursin e saj,” tha për rrjetin AFP Pierre Chappel, zëdhënësi i kryebashkiakut.

Hetimi hapur prej vitit të shkuar ka të bëjë me akuza “shkeljeje privatësie, shantazh, përvetësim fondesh publike dhe fshehje e shkeljeve”, nga personi me post publik.

Hetuesit thanë se fokusi është një video me natyrë seksuale e përdorur për motive politike në të cilën shihen ish-deputeti centrist Gilles Artigues, rival politik i kryebashkiakut Gael Perdriau, i cili masazhohet nga një burrë në një dhomë hoteli, në vitin 2015.

Zoti Rossary-Lenglet, ka bërë raportimin e detajuar për rrjetin Mediapart duke thënë se këto morale të ulëta sponsorizoheshin nga kryebashkiaku dhe rrethi i tij, me qëllim neutralizimin e rivalit centrist.

Ai shton gjithashtu se janë bërë pagesa korruptive nga bashkia për shërbime të trilluara ndaj dy organizatave kulturore.

Ndërsa kryebashkiaku Perdriau citon regjistrimet audio dhe akuzon se Artigues ka sponsorizuar shantazhin.

Ai pretendon pafajësinë dhe thotë se nuk dorëhiqet edhe në rast padie.


Top Channel

You may also like