Kryebashkiakja franceze dënon dëmtimet ‘e përçmuara’ të varreve hebreje të Luftës I Botërore (fotot)

by admin
Spread the love

Zyrtarët francezë dënonin sot shkatërrimet e gurëve të dhjetë varreve hebrenje në një varrezë ushtarake gjermane në veri të Parisit, në një kohë kur aktet anti-semite po shumëfishohen në vend.

“Ne duam të tregojmë përçmimin tonë ndaj këtyre akteve”, tha kryebashkiakia lokale Anne Brocvielle për sulmin ndaj varrezës përkujtimore të Luftës se Parë Botërore, duke shtuar se policia po heton ngjarjen në kuadër të akteve të njohura si ‘antisemite’.

Dëmtimi i 10 varreve hebreje në varrezën ushtarake të Oise vjen pas fundjavës kur në Evropë u bënë homazhet e të rënëve të Luftës së Parë Botërore, kur masakrat i morën jetën rreth 20 milionë njerëzve.

Ndërkohë në Francë aktet anti-semite janë shtuar ndjeshëm që prej nisjes së bombardimeve izraelite mbi Gaza, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të militantëve të Hamas brenda Izraelit më 7 tetor.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha dej se tensionet janë rritur në Francë që prej luftës brutale në Rripin e Gazës, teksa vendi ka komunitete të gjera si muslimane dhe hebreje.

Varreza e dëmtuar gjermane në kujtim të të rënëve të Luftës I Botërore (1914-18) ka 1,903 varre ushtarësh gjermanë, si kristianë ashtu dhe me origjinë hebreje.

Duke folur nga kryeqyteti zviucerjan Bern, edhe presidenti Emmanuel Macron tha se dënon “ashpërsisht” dëmtimet e varreve dhe se do të luftonte ndaj formave të ndryshme të anti-semitizmit.


Top Channel

You may also like