KRRE: Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, më 1 tetor

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator i Energjisë njofton se në rast se parashikimet për temperaturën mesatare të jashtme për ditën e ardhshme janë më të ulëta apo të barabarta me 12 gradë celzius, sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, gjegjësisht më 1 tetor.

“Zyrtarisht, sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por në rast se marrim të dhëna nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (UHMR) se parashikimet për temperaturën e jashtme mesatare për ditën e ardhshme janë më të ulëta ose te barabarta me 12 gradë celzius, KRRE-ja menjëherë do të njoftojë furnizuesit me ngrohje termike, me udhëzime për të filluar furnizimin,“ deklaroi Marko Bilmisoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Për momentin po bëhen përgatitje të ftohta që të mundet pa problem të fillojë dërgesa e energjisë termike- informuan furnizuesit në mbledhjen e mbajtur koordinative me KRRE-në.

You may also like