KRRE bëhet anëtar i plotfuqishëm i Asociacionit të Rregullatorëve Energjetikë të Mesdheut – MEDREG

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit u bë anëtar me të drejta të barabarta i Asociacionit të Rregullatorëve Energjetikë të Mesdheut – MEDREG (Mediterranean Energy Regulators).

Vendimi, siç informoi sot KRRE, është sjellë në mënyrë unanime nga 27-të vendet anëtare të cilat gjeografikisht i takojnë rajonit mesdhetar.

Kjo, sipas kryetarit të KRRE-së Marko Bislimoski, është mirënjohje e madhe.

“Me anëtarësimin në MEDREG, KRRE-ja e vazhdon misionin për shkëmbimin e përvojës dhe për mbindërtimin përmes bashkëpunimit me insiticionet ndërkombëtare të energjisë. Kur të gjitha vendet që njihen si mesdhetare, të identifikohen si pjesë e një familjeje që punon vazhdimisht për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, besoj se do të gjejmë zgjidhje cilësore dhe efikase. Qasja rajonale për krijimin e përgjigjeve njihet në më shumë sektorë – ekonomi, politikë, energjetikë dhe sot kur bota ballafaqohet me shumë sfida energjetike – zgjidhjet e sinkronizuara mund të sjellin vetëm përparim dhe prosperitet” deklaroi Bislimoski.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like