Kronika e zezë në Tetovë gjatë vikendit

by admin
Spread the love

Dje (19-nëntor) në orën 20:50, personi B.F.(48) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në Repartin Intern të Spitalit Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, personi A.J. (44) nga Neproshteni i Tetovës kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tij dhe e kishte kërcënuar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

…….

Dje (19-nëntor) rreth orës 03:40 pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personin V.M. (20) nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga 27-vjeçari S.J. nga Tetova, se rreth orës 3:10 në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, kishte qenë i sulmuar fizikisht. Personi i arestuar V.M. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Dje (19-nëntor) rreth orës 20:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 44-vjeçarin I.A., i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kishte refuzuar urdhrin e tyre. Çështja është duke u pastruar dhe kundër tij do të pasoj parashtresë përkatëse.

……

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (19-nëntor) rreth orës 12:50, në rrugën “Jasht-vardarit” në Tetovë, kanë arrestuar një 17-vjeçar nga Tetova i cili drejtonte veturën “pezho” me targa regjistrimi të tetovës dhe nuk posedonte asnjë dokument. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

……

Njëzet e katër veçari M.N. nga Tetova, dje (19-nëntor) në ora 21:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Tridhjet e pesë vjeçari M.M. nga Tetova, dje (19-nëntor) në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 në Lagjen ,,Cetinska” në Tetovë, përpara një objekti tregtar, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

……

Dje (19-nëntor) në ora 18:45 personi R.A. (42) nga Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se një kryerës i panjohur i cili me përdorimin e forcës kishte hyrë brenda dhe ishte përpjekuar që të shkaktonte zjarr në wikend-shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit. Nuk ka pasur të lënduar asnjë person, kurse është dëmtuar vetëm një pjesë e mobiljeve të shtëpisë. Është kryer inspektimi dhe çështja është duke u zbardhë.

……

Dje (19-nëntor) rreth orës 13:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë një veturë e panjohur ka goditë biçikletën “herkula” të cilën e ka drejtuar 75-vjeçari R.M. nga Tetova dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.

You may also like