Kroati Vuliq largohet nga Sigal Prishtina

by admin
Spread the love

Trajneri nga Kroacia, Jaksha Vuliq më nuk është trajner i Sigal Prishtinës.

Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, të hënën ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Vuliqin. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, Prishtina ka shkruar se ka ndarë rrugët me trajnerin Vuliq, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

Largimi i Vuliqit ka ardhur një ditë pas humbjes nga Golden Eagle Ylli në Suharekë, e cila ishte disfata e tretë rresht e Prishtinës në kampionat.

Vuliq mori drejtimin e Prishtinës në fillim të këtij viti, ndërsa është trajneri i dytë i huaj këtë edicion pas lituanezit Zydronas Urbonas.

Aktualisht, Prishtina është e katërta në tabelë me 38 pikë të mbledhura pas 24 xhirove të zhvilluara.

You may also like