KROACI – Përfshihet në një aksident rrugor ministri i Mbrojtjes

by admin
Spread the love



ZAGREB, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri kroat i mbrojtjes Mario Banozic u përfshi në një aksident me makinë fatale në lindje të vendit, deklaroi policia.

Ministri është plagosur dhe po trajtohet në spital, tha një zëdhënës i policisë për portalin e lajmeve index.hr.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në periferi të qytetit të Vinkovcit, ku banon Banozic.

Automjeti i ministrit është përplasur me një furgon për arsye ende të pasqaruara. Shoferi i furgonit ka mbetur i vrarë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë informacion se kush ishte fajtori.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCensusi, Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të shpërndajmë investimet në çdo lagje


You may also like