Kriza energjetike, Rama del me reagimin e papritur: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas shpalljes së krizës energjetike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë dhe më pas ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me këto çështje. Ndër të tjera kreu i qeverisë ka thënë se Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati.

Skavica që ka filluar tani puna dhe që do të ndërtohet brenda këtij mandati me ndihmën e Zotit. Do na japë mundësi të ruajmë rezerva. Se ujë mund të kesh por po nuk pate ku ta rezervosh çfarë do të bësh. Do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë. Franca e ka me sustë, hap centralin rrit prodhimin dhe nuk e ka problem. Gjermania e ka problemin se ka mbyllur centralet nukleare, duke u varur më shumë nga gazi që vjen nga Rusia”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ditën e nesërme do të publikonte planin e masave që kishte ndërmarrë për të përballuar këtë krizsë të ardhshme. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se sipas parashikimeve, kulmi i krizës do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm.

You may also like