Kriza energjetike, Libani në “errësirë” prej disa ditësh

by admin
Spread the love

Libani po vuan prej ditësh nga mungesa e energjisë elektrike pasi dy termocentralet më të mëdhenj të vendit u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit. “Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që të fillojë punën deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë,” sipas një burimi zyrtar qeveritar.

Prodhimi i energjisë në vend ra nën 200 megavat – i cili është i mjaftueshëm vetëm për të furnizuar me energji afërsisht 5,000 shtëpi. Shumë libanezë normalisht mbështeten në gjeneratorë privatë që punojnë me naftë, edhe pse kjo është gjithashtu në mungesë.

Vendi është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuara janë pezulluar.

You may also like