Kristjan rritet dhe Hakan e mbron, ndjesia mes “vëllait më të vogël” dhe “mjeshtrit”

by admin
Spread the love

Ndaj Geona-s ishte mbrëmja e tij, realizoi golin e parë me fanellën zikaltër, u vlerësua nga mediat si lojtari i ndeshjes, mori publikisht elozhet nga trajneri Inzaghi, por këto detaje nuk e shpërqendruan Kristjan Asllanin.

Me përulësi dhe falënderues, Asllani nuk harroi mentorin e tij, Hakan Calanoglu, edhe një herë e falënderoi publikisht për ndihmën që i ka dhënë që nga momenti i parë kur zbarkoi në “Appiano Gentile”. Mes dy regjisorëve të Interit ka një “kimi” të jashtëzakonshëm, të dy lojtarët kanë krijuar një lidhje shumë të fortë. Hakan është një maestro për Asllanin, ndërsa mesfushori kuqezi një vëlla i vogël.

Me këto fjalë e nis La Gazzetta dello Sport, artikullin kushtuar kësaj dyshe. Asllani po rritet gjithnjë e më shumë, ndaj Geona-s ishte ndeshja e tretë radhazi që zbriti si titullar në Serie A, por Simone Inzaghi pritet t’i besojw sërish, këtë herë kundër Bologna-s. Sipas mediave italiane, pavarësisht se Calhanoglu është rikuperuar, Inzaghi pritet t’i besojw sërish Asllanit, kjo dhe për faktin që kërkon ta ketë turkun në kushte optimale për ndeshjen e kthimin kundër Atletico Madrid në Champions League.

PANORAMASPORT.AL

You may also like