Kristaq Kume: Veprimet e Sali Berishës janë të nxituara

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin “Top Talk”, profesori i njohur Kristaq Kume ka folur për situatën brenda selisë blu dhe përpjekjet e Sali Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Kume tha se veprimet e ish kryeministrit janë të nxituara pasi nuk janë njohur me ndryshimet statutore në gjykatë.A duhet vepruar me akte politike kur nga pikëpamja formale dhe ligjore nuk e ke?

Deklarata e Kumes:

“Për mua, veprimi në zbatim të asaj që kanë marrë vendim duhet të fillojë atëherë kur kjo e përfundon rrugën e saj të plotë dhe përfundimi i plotë është në momentin kur gjykatësi vendos dhe fut në dosjen e subjektit përkatës ndryshimin e bërë. Çfarë veprimi bëhet para kësaj? Veprime si kërkesa që dil. Duhet të ishte pritur vendimmarrja.

Në pjesën më të madhe, ngarkesa më e madhe e gjithë këtij procesi është politike. Jo vetëm nisja e saj por edhe fundi duhet të jetë në kuptimin që sido që të jetë vendimi që do të merret, vetëm nëse do të ndodhemi para kur vendimi i gjykatës që do të shqyrtojë propozimet për ndryshimet në statut të bërë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, nuk do t’i regjistrojë këto ndryshime. Atëherë krijohet një situatë totalisht e ndryshme. Që të shkonte bashkë i gjithë veprimi, duhet të zbatohej në kohë procedura.”-shkruan Kume.

You may also like