Krisje mes Gruevskit dhe Mickoskit, ish-lideri i VMRO-së nga Budapesti i përgjigjet pasardhësit të tij

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i është përgjigjur akuzave të pasardhësit të tij, kreut aktual të kësaj partie Hristijan Mickoski.

Ky i fundit në një deklaratë për median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi Gruevskin se po koketon me qeverinë për ndonjë marrëveshjeje të pistë, për ta përçarë VMRO-në.

Por, Gruevski kërkoi që Mickoski të jetë më i qartë.

Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme: A është e vërtetë ajo që e ka thënë në deklaratën për median gjermane? Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe le të japë dëshmi se kam pranuar ndonjë lojë të pistë me qeverinë, të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësve e mi në parti. Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, pa dyshime, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Gruevski.

You may also like