Krishtilindjet ortodokse | Mesazhe paqeje dhe uniteti – Shqip

by admin
Spread the love

Z.Z. Stefan: Të respektohet trashëgimia kishtare dhe kombëtare

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut janë mbajtur liturgji për Krishtlindjet. Shënimi qendror është mbajtur në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Në mesazhin e Krishtlindjeve, Kreu I Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkvia e Ohrit, bëri thirrje që të respektohen atdheu, historia, kultura, gjuha dhe trashëgimia kishtare e kombëtare.

“Me kujdes të madh dhe përkushtim, t`i duam dhe respektojmë, kishën, atdheun, historinë, kulturën, gjuhën dhe të gjithë trashëgiminë tonë kishtare dhe kombëtare, për shkak se në këto kohë pa kohë që I jetojmë, përplot me sfida politike dhe të luftës, të dëshmohemi si pasues dinjitoz të Krishtit – Shpëtimtarit”, uroi kreu i KOM-it, Z.Z. Stefani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darjan Sotirovski, ka marrë pjesë në liturgjinë e shenjtë në tempullin fetar “Shën Klimenti I Ohrit”, që udhëhiqej nga Arqipeshkvi I Ohrit dhe Maqedonisë z.z Stefani.

“Festa e madhe krishtere – Krishtlindjet dërgon mesazhin e unitetit, ku duhet të përkushtohet cdo njeri. Vetëm gëzimi që ndahet – është gëzim dhe për këtë shkak me hapa të vendosur të vazhdojmë në rrugën e së mirës së përbashkët” – thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Nuk ka munguar edhe urimi i kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

“Të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh nëse janë të krishterë ortodoks, bashkëqytetarëve u dëshiroj paqë, shumë dashuri, shëndet e lumturi. Këto janë ditë kur duhet të bashkohemi pa marrë parasysh dallimet tona politike, këto janë ditë kur duhet të dërgojmë mesazhe uniteti”, thuhet në urimin e Mickoskit.

Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka uruar besimtarët për Krishtlindjet duke dëshiruar ditë të mbara në vitin 2023.

“Dëshiroj që qytetarët të jenë të lumtur, shëndet, të jetojnë në mirëqenie dhe ky vit të jetë më I mirë se I kaluari. Shpresoj që viti 2023, të jetë vit ku do të ndihmojmë njëri-tjetrin, do të jemi më human dhe solidarë, me cka do ta bëjmë vendin më të mirë për të jetuar”, ka uruar Danella Arsovska.

Rreth 46% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut deklarohen si pjesëtarë të Kishës Ortodokse, e cila festat fetare i shënon sipas kalendarit të vjetër si Rusia, Serbia, Bjellorusia.

Kisha Ortodokse në Ukrainë, e cila para katër viteve shpalli autoqefalinë, këtë vit për herë të parë iu bashkua shumicës së të krishterëve në botë dhe Krishtlindjet i festoi më 25 dhjetor, në vend të 7 janarit./KlanMacedonia

You may also like